Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 qershorin

Do të jetë e ngrohtë me reshje shiu

Foto: BGNES

Të enjten do të ketë reshje shiu nga perëndimi. Gjatë ditës dhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Në disa vende reshjet do të jenë intensive me breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 30 gradë, në Sofje - 27 gradë.

Mbi bregun e Detit të Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Aty do të bjerë shi pasdite. Temperaturat do të lëvizin nga 27 deri në 30 gradë Celsius. Temperatura e ujit të detit do të jetë 22-24 °. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

Në male do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje të konsiderueshme shiu. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 20 °, në 2000 m deri në 15 °.

E premtja do të jetë e ngrohtë dhe reshjet do të ndalen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

63 kompani të vogla dhe të mesme do të marrin fonde për sigurinë kibernetike

63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..

botuar më 25-10-01 3.55.MD
Aleksandër Rashev lexon deklaratën e ITN nga tribuna e parlamentit

Kërkojnë raport për integrimin dhe kontrollin e refugjatëve ukrainas

Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin..

botuar më 25-10-01 1.38.MD

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA analizon ekonominë bullgare

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ulë kostot e transaksioneve me partnerët kryesorë. Investitorët e huaj vazhdojnë të shprehin shqetësime për sundimin e ligjit, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA për klimën e..

botuar më 25-10-01 9.43.PD