336 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit ose 26 më shumë se një ditë më parë. Mbi 57 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të vaksinuar. 8.7 për qind e 3843 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 143 në 61 747. Në spitale u shtruan 36 pacientë të infektuar. 26 prej tyre ose 72.22 për qind nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Pranimet në spitale u rritën me 11 në 284. Në terapi intensive janë 19 persona të infektuar.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 5 vdekje me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 188 persona.
Të mërkurën u bënë 360 vaksina. 2 061 189 persona janë me imunizimin e përfunduar. 762 825 nga të imunizuarit kanë një dozë përforcuese.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..