“Bulgargaz” ka rezervuar një furnizim prej 62 milionë metra kub gaz nga një cisternë amerikane përmes terminalit grek “Revitusa”, njoftoi gazeta “Kapitall”. Dy cisterna amerikane mbërritën në qershor. Sasia e re do të mbërrijë më 2 korrik me cisternën OAK SPIRIT nën flamurin e Bahameve.
Pas shkrirjes, karburanti blu do të dërgohet përmes lidhjes së gazit Kulata-Sidirokastro në “Bulgartransgaz”. Sasia siguron 1/4 e konsumit të brendshëm të vendit për muajin korrik. Nga 1 korriku pritet të nisin furnizimet e gazit azerbajxhanas, i cili do të shtojë edhe një të tretës së konsumit. Për pjesën tjetër, “Bulgargaz” shpalli një tender më 23 qershor në qendrën e gazit “Ballkan”.
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..