Liderët e vendeve të BE-së miratoi marrjen e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel e quajti vendimin “një moment historik dhe një hap kyç në rrugën e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian”. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski gjithashtu e quajti vendimin “një moment unik dhe historik”. BE po përgatit një paketë ndihme financiare për Ukrainën me vlerë deri në 9 miliardë euro, njoftoi UNIAN.
Kryeministri britanik Boris Johnson u ka bërë thirrje vendeve të G-7 dhe NATO-s që të parandalojnë një “paqe të keqe” në Ukrainë që do ta detyronte Kievin të bënte lëshime territoriale, bëri të ditur gazeta “Guardian”. Samiti i G-7 do të mbahet më 26-27 qershor në Gjermani, pasuar nga Samiti i NATO-s në Madrid.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 450 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë njoftuan se dërgesa përfshin më shumë sisteme raketore të lëvizshme për t’u përdorur kundër njësive avancuese ruse. Përfshihen gjithashtu dhjetëra mijëra predha artilerie dhe varka patrullimi.
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..