Për 40 vjetët e fundit popullata e shkabës egjiptiane është pakësuar me 83% në Bullgari. Pritet që gjatë viteve të ardhshme ajo të zhduket krejtësisht si specie nëse nuk bëhen përpjekje serioze për rivendosjen e popullatës. Arsyet e shkatërrimit të shpejtë të kësaj specie emblematike për vendin tonë janë përdorimi i helmeve dhe karremave helmues. Kërcënime të tjera janë përplasjet me rrjetin elektrik, gjuetia pa leje dhe vendet me rrezik për shkak të aktivitetit njerëzor përgjatë gjithë rrugës së migrimit të shkabës nga Bullgaria në Afrikë.
Për më shumë se 20 vjet, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve ka bërë përpjekje të mëdha për të parandaluar zhdukjen e shkabave egjiptiane në vendin tonë.Rreth 20 mijë leva nevojiten për rritjen e shpendëve të sapolindur në kushte të mbrojtura për dy vitet e ardhshme. Megjithatë, shuma është e papërballueshme për anëtarët e shoqatës, kështu që ata mbështeten te donatorët. Fondet nevojiten për kostot e transportit në kopshtet zoologjike në Evropë dhe në Bullgari, ushqim dhe kujdes mjekësor për zogjtë e rinj ndërsa ato të përshtaten.
Deri tani, nga 23 ekzemplarët e rinj të nxjerrë dhe të lëshuar, 6 janë kthyer me sukses në Bullgari. Një informacion se si të ndihmoni është në dispozicion në sajtin e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..
Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të..