Në periudhën pas vitit 1565 na transferon koleksioni “pranverë-verë 2022” në lejbelin e parë universitar të modës FASHIONxNBU, të krijuar prej studentëve dhe pedagogëve në Atelienë Eksperimentale Artistike të Modës në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Ai është i frymëzuar nga piktura “Korrjet” të piktorit flaman të Rilindjes Pieter Bruegel de Oude. Mesazhi për kthimin drejt qetësisë dhe ngrohjes së emocioneve është transmetuar përmes shtampave të shumta me elemente nga pikturat e piktorit, detajeve prej lëkure dhe qëndisje. Me përjashtim të shtampave, çdo gjë është punuar me dorë, kurse synimi drejt mbeturinave zero çon dhe drejt prerjeve gjeometrike të rrobave dhe përfshirjes së materialeve mbeturinore në punimin e aksesorëve të shumtë. Moda e qëndrueshme është padyshim në modë në mbarë botën dhe tashmë edhe në vendin tonë, thonë dizajnerët.

“Trendi ka nisur prej disa vjetëve më parë dhe po merr vrull. Është një nga industritë më fitimprurëse, por edhe një nga më ndotëset”, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare asistentja e përgjithshme Stefania Temellkova.
Foto: Facebook / @FASHIONxNBU
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..