Presidenti Rumen Radev do ta udhëheqë delegacionin bullgar në samitin e vendeve të NATO-s, i cili nga sot derinë të enjten do të mbahet në Madrid, njoftoi qendra për shtyp e kreut të shtetit. Krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë mjedisin e ndryshuar të sigurisë në kontekstin e luftës në Ukrainë, forcimin e potencialit mbrojtës të Aleancës, politikën e zgjerimit dhe aktivitetet e Përshpejtuesit të Inovacionit të Mbrojtjes (DIANA) dhe të Fondit të Inovacioneve të NATO-s. Do të miratohet Koncepti i ri Strategjik i Aleancës, i cili do të përvijojë qëllimet dhe objektivat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për vitet e ardhshme.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..