Vendimi i autoriteteve bullgare për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është i pavarur, por i diktuar nga forcat e jashtme dhe pavarësisht dëshirës së popullit bullgar, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova. Sipas saj, Rusia rezervon të drejtën për t’u kundërpërgjigjur me masa politike dhe diplomatike, përfshirë ato asimetrike. Marija Zaharova tha gjithashtu se vendimi është një përpjekje e kabinetit të dorëhequr për t’i dhënë një goditje dërrmuese marrëdhënieve me Rusinë dhe mekanizmave të mbetur për dialogun dypalësh. “Askush nuk mund të shkatërrojë marrëdhëniet shekullore kulturore dhe shpirtërore që bashkojnë dy popujt”, përfundoi ajo.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..