Nga 30 qershor deri më 2 korrik në pushimoren detare Sveti Vllas prezantohet edicioni i parë i festivalit të filmave “Sveti Vllas Film Fest”. Adhuruesit e zhanrit të kinemasë aksion mund të shijojnë një maratonë filmike treditore me nëntë nga titujt më të nxehtë të aksionit të vitit.
Martin Campbell - regjisori i filmit “Casino Royale” nga seria për James Bond, do të jetë i ftuar nderi në edicionin e parë të festivalit.
Në kuadër të veprimtarisë do të ketë evente shoqëruese, duke përfshirë një shfaqje tematike në marinë dhe atë tradicionale për vendin tonë July Morning – mirëseardhjen e lindjes së diellit nën tingujt e këngës së njëjtë të Uriah Heep dhe këtë herë edhe nën muzikën e njohur filmike.
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..