Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv me Covid ra nën 60 000

Foto: Pixabay

532 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 17 më pak krahasuar me një ditë më parë. Mbi 56.4 për qind e personave të sapo infektuar nuk janë të vaksinuar. 12.54 për qind e 4244 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12 për qind të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 37 në 59 970. Në spitale u shtruan 37 pacientë të infektuar. 20 prej tyre ose 54 për qind nuk ​​janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Numri i të shtruarve u rrit me 2 të sëmurë në 341. Në terapi intensive janë 30 persona të infektuar me Covid-19.

Në 24 orët e fundit 2 persona me Covid të konfirmuar vdiqën. Të dy nuk kishin imunizim kundër koronavirusit. U shëruan 577 persona.

Të mërkurën u bënë 1298 vaksina. 2 061 696 persona janë më imunizim të përfunduar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD
Rosica Mateva

Nuk do të rinumërojnë fletët e zgjedhjeve të fundit

Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..

botuar më 25-02-27 3.19.MD