Vendimi për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është marrë nga një njeri, tha ministri i brendshëm i dorëhequr Bojko Rashkov. Ai shpjegoi se çështja lidhur me numrin e diplomatëve në Ambasadën Ruse është diskutuar si në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë, ashtu edhe në mbledhjet e qeverisë.
Sipas ministrit, Bullgaria ka 15 diplomatë në Rusi, ndërsa Federata Ruse ka dërguar dhjetë herë më shumë persona me gradë diplomatike në vendin tonë.
"A mund të supozojmë se ata kanë një interes kaq të madh diplomatik ndaj një vendi të vogël si Bullgaria?" Këtë prezencë të madhe unë e lidh me diçka tjetër që la të kuptohet nga kryeministri”, komentoi Bojko Rashkov. Sipas Kirill Petkovit, shumica e diplomatëve të shpallur për dëbim kanë punuar për shërbime të huaja.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..