Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ITN do të negociojë një kabinet të ri, por pa kryeministrin aktual dhe ministrin e financave

"Bullgaria Demokratike" nuk përjashton një qeveri ekspertësh

Toshko Jordanov
Foto: BGNES

"Ka një popull të tillë" (ITN)- ish-partner në koalicionin qeverisës, do të marrë pjesë në negociatat për formimin e një kabineti të ri me mandatin е "Po e vazhdojmë ndryshimin" nëse kryeministri Kirill Petkov dhe ministri i financave Asen Vasilev nuk janë në mesin e të nominuarve për ministrat, tha kryetari i grupit parlamentar të ITN Toshko Jordanov”.

BSP shpalli dje kushtin që kandidatura e kryeministrit aktual të mos propozohet më për këtë post. “Ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra në marrëdhëniet tona në një qeveri të mundshme të ardhshme”, shtoi Toshko Jordanov.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov tha se koalicioni është i gatshëm të negociojë për një kabinet ekspertësh me mandat të kufizuar. Ai hodhi poshtë mundësinë e nominimit të tij për kryeministër.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD