Ditën e shtunë do të jetë me diell. Pas mesditës dhe në mbrëmje në pjesën perëndimore të vendit do të ketë vranësira, vende-vende me reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 30 deri në 35°, në Sofje rreth 29°.
Mbi bregdetin e Detin e Zi do të jetë me diell. Paradite do të ketë dukshmëri të zvogëluar ose vende-vende vranësira të ulëta. Temperaturat do të jenë 25-28°, uji i detit 24-26°. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës në shumë rajone do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 26°, në 2000 m deri në 18°.
Të dielën mbetet e ngrohtë me reshje të mundshme mbi masivin e maleve Rila dhe Rodopet.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..