BE shpreh keqardhje për kërcënimin e pajustifikuar të Rusisë për t’u dhënë fund marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë në përgjigje të vendimit të saj për të dëbuar 70 veta nga personeli i Ambasadës ruse në Sofje. Në deklaratën e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, theksohet se vendimi bullgar është tërësisht në frymën e së drejtës ndërkombëtare kundër shkelësve të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Vendimi i Bullgarisë është i pavarur dhe duhet respektuar, tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu. Aleatët në pakt dënojnë me forcë sjelljen e vazhdueshme ruse të shtrëngimit, ndërhyrjen në proceset tona demokratike dhe cenimin e sigurisë së qytetarëve tanë, shtoi ajo. Ne simpatizojmë aleatin tonë Bullgarinë, shtoi zëdhënësi i NATO-s.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..