Spitalet në vend po mbyten për shkak të mungesës së specialistëve në shumë fusha mjekësore. Reparte të tëra në spitalet e qyteteve më të vogla tashmë mbështeten nga pensionistët që punojnë, ndërsa të tjerat janë mbyllur për shkak të mungesës së specialistëve. Më e ndjeshme është mungesa e specialistëve të hematologjisë, infeksioneve, reumatologjisë, endokrinologjisë, oftalmologjisë e kështu me radhë. Nëse tani merren masa dhe tërhiqen specializantë në vendet me problemin më të ashpër, ndryshimi pozitiv do të ndihet mezi pas 10 vitesh - thonë menaxherët, të cilët e njohin praktikën mjekësore.
Akoma në fillim të vitit 2020 në shumë vende, madje dhe në spitalet e mëdha tek ne, u ndie nevoja e madhe për mjekë, të cilët të përfshihen në luftën me pandeminë. Atëherë ishim dëshmitarë dhe të valës së radhës të specialistëve mjekësorë, të cilët u nisën drejt Evropës Perëndimore, ku po kështu kishte një uri të madhe për kuadro me përvojë. Dhe pavarësisht se disa e përcaktojnë statistikën për mjekët e emigruar si të stërholluar, është me rëndësi që të llogaritet se, Bullgarinë e braktisin më tepër mjekët e rinj, të cilët e vazhdojnë arsimin dhe specializimin e tyre jashtë, kurse pas kësaj thjesht mbeten aty. Kështu tek ne mosha mesatare e mjekëve është mjaft e lartë, kurse specialistët janë të përqendruar në qytetet e mëdha si Sofja, Plovdiv, Varna që janë qendra tradicionale universitare.
Sipas një sondazhi të Fondacionit “Shoqëria e hapur” mezi 5 % prej mjekëve në Bullgari janë nën moshën 30 vjeç. Megjithatë, dështimi në reformën e shëndetësisë bullgare nuk vjen nga mungesa e mjekëve të rinj, por nga mungesa e parakushteve për zhvillimin e këtyre specialistëve në vendin tonë. Pikërisht kjo paparashikueshmëri në zhvillimin e karrierës i bën punonjësit e shëndetësisë të emigrojnë. Kampioni për mungesë mjekësh është rrethi i qytetit Kërxhali (në Bullgarinë Jugore, në afërsi me kufirin me Greqinë). Sipas drejtorëve të spitaleve në qytetet Dobriç dhe Çirpan kjo është një tendencë, e cila vihet re prej kohësh, kurse shkakun ata e shikojnë në rregullimin jo të duhur të proceseve të kujdesit shëndetësor. Faji nuk është i një departamenti të veçantë, por në shtet me të gjitha strukturat e tij - thotë doktori Valeri Veselinov në emër të Sindikatës Rajonale të mjekëve në Dobriç - rrethi, qendra e të cilit është qyteti, i cili është i parafundit në vend për nga mjekët për frymë:"Kjo statistikë është vdekjeprurëse, kurse ky është një sistem i rëndë, inert," vuri në dukje doktori Veselinov përpara Radios Kombëtare Bullgare. - Ka një rrezik real që spitalet më të vogla të rretheve të ndjekin fatin e dhjetëra spitaleve bashkiake, të cilat u mbyllën gjatë viteve të fundit.”
Sipas drejtorit të spitalit të përgjithshëm në qytetin Dobriç, doktor Georgi Zheljazkov, ka reparte që vazhdojnë të funksionojnë falë pensionistëve që punojnë në to.
“Problemi me mungesën e specialistëve është kaq i madh për vendin saqë ai është një kazus kombëtar. Kurse zgjidhja e këtij kazusi është e lidhur me punën në ekip. Nga njëra anë është shteti, i cili duhet të sigurojë një financim adekuat dhe kushte për specializim, nga ana tjetër edhe spitali duhet të sigurojë kushte për punë, për zhvillim profesional, mundësi për kurse suplementare dhe ngritje të nivelit profesional.
Sipas doktorit Zheljazkov dhe doktorit Veselinov synimi kryesor i specializantëve të rinj nuk është aq siguria financiare por mundësia e rritjes së karrierës. Këtë e ripohon dhe Rostisllava Petrova, specializante në neurokirurgji në spitalin në Dobriç. Menaxhmenti i institucionit mjekësor ka arritur të tërheqë 15 specialistë për një vit e gjysmë:
“Punoj në spital tanimë një vit të tërë, por kjo më kushton shumë sakrifica, sidomos koha e lirë dhe jeta ime personale. Unë kam zgjedhur një specializim dinamik dhe në të ngutësia është me rëndësi kyçe. Zgjodha qytetin Dobriç, sepse këtu kërkimi i kuadrove është i madh, kurse në qytetet e mëdha si Varna dhe Sofja është shumë e vështirë gjetja e vendeve për specializantë . Këtu kushtet më kënaqin, prandaj dhe vendosa që të mbetem “
Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të informacionit të Maja Shtërbanova - korrespondente e BNR-Dobriç dhe intervistës së Diana Donçeva BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pixabay
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..