Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodora nga Bullgaria dhe Anna-Maria nga Qiproja – dy yje të ardhshme të operës

4
Teodora Marçeva dhe Anna-Maria Irodotu
Foto: Diana Cankova dhe arkiv personal

Kontaktin e parë me operën Teodora e bën në moshën 9-vjeçare. Asaj nuk i bën përshtypje historia e ndërlikuar e skenës, por kur kthehet në shtëpi, përpiqet të imitojë këndimin e artistëve në banjë.

Në moshën pesë vjeçare, Anna-Maria fillon me baletin.Shpejt e kupton se kërcimi nuk i mjafton, ndaj shton pianon, kitarën dhe ... këndimin.Ajo kërkon dhe gjen njerëzit e duhur që i tregojnë rrugën drejt fushës së saj të destinuar.

Teodora nga Bullgaria dhe Anna-Maria nga Qiproja - dy vajza  të cilat ëndërrojnë një ditë të këndojnë në teatrot më të mëdha të operës në botë.

Teodora Marçeva dhe Anna-Maria Irodotu përpara ca kohe debutuan në Operën e Sofjes në operën e Mozartit të përshtatur për fëmijë “Flauti Magjik”.Në spektaklin e vet të diplomës Teodora hyri në rolin e Mbretëreshës së keqe të Natës, kurse Anna-Maria u mishërua në rolin e vajzës së saj Pamina. Pas spektaklit që të dyja dëgjuan fjalë inkurajuese nga Pllamen Kartallovi, drejtor i operës dhe pedagog i tyre në aktrim në Akademinë e Muzikës.

“Ka një ndryshim mes të qenit një interpretues opere dhe një spektator, sepse magjia e vërtetë ndodh më së shumti kur e bën këtë art - thotë Teodora për motivimin e saj për të zgjedhur këngën klasike. Sipas meje, arti si tërësi nuk është nga kjo botë dhe më në veçanti muzika. Kurse opera është më e ndërlikuara, sepse gërsheton në vetvete të gjitha llojet e arteve dhe në dramaturgjinë e saj gjithmonë janë përfshirë dhe ide filozofike”.

Anna-Maria shton se, opera nuk ka kufi, kurse muzika është një pjesë nga jeta jonë: “Muzika jeton në të gjithë botën dhe është për vete. Ajo është në rrugë, ajo është në shtëpi, ajo është në natyrë.”

Anna-Maria Irodotu

Të dyja vajzat janë diplomuar për këndim operistik në klasat e profesoreshës Maria Bellçeva dhe profesoreshës Ivanka Ninova. Dhe ndërkohë që Anna-Maria është fokusuar tërësisht tek opera, Teodora studioi piano me Profesorin Aleksandër Vasilenko dhe kompozicion në Fakultetin e Teorisë dhe bën hapat e saj të parë në këngën pop dhe xhaz. Madje merr pjesë dhe në “Bullgaria kërkon talente”- që të dalë nga zona e saj e komfortit dhe të përjetojë atë ndjenjë të papërsëritshme të të qenit në skenë. Tani Teodora dhe Anna-Maria po përballen me një betejë të vërtetë për të provuar veten - të afirmojnë veten me aftësitë dhe talentin e tyre dhe të shpresojnë se ndonjë teatër opere do t'u zgjasë një dorë. Këngëtarja e re e operës nga Qiproja vjen në vendin tonë përpara disa vjetëve me rekomandim të pedagogut të saj, i cili po kështu ka kaluar përmes sistemit arsimor bullgar dhe ka vendosur që të mbetet në Bullgari, duke shpresuar se që këtu të fillojë karrierën e vet.

“Njeriu i cili do që të merret me këtë gjë, nuk duhet të heq dorë - është kategorike Anna-Maria. - Çdo ditë , duke u ngritur nga krevati, ai duhet të thotë me vete – këtë dua që ta bëjë në jetën time dhe duhet të këndoj.”

Përveç këmbënguljes, Teodora thekson se artisti i ri i operës nuk duhet të refuzojë role. Teodora, e cila është e pajisur me zërin më të lartë në natyrë - një soprano  kolorature, ëndërron të luajë rolin e Ofelisë në operën "Hamlet" të Ambrose Thomas.

Teodora Marçeva

“Siç e dimë, ajo  bën vetëvrasje dhe kjo i dedikohet një akti të tërë - thotë ajo.- Aria ka një gamë jashtëzakonisht të gjerë.Kërkohen aftësi vokale dhe aktrim të nivelit  më të lartë.”

“Kurse unë ëndërroj për Violeta Valeri nga “Traviata”- thotë Anna-Maria. - Ky është roli im më i dashur, sepse dhe si karakter ai është shumë i veçantë. Heroinë jeton me shumë pasion, me shumë dashuri për jetën dhe Xhuzepe Verdi shumë mirë e ka rikrijuar të gjithë këtë me muzikën e vet.”

Dhe Teodora, dhe Anna-Maria nuk mund të përfytyrojnë jetën pa operën. “Çfarëdo që të ndodh, duam që të jemi në skenë,” deklarojë ato. Dhe nëse pas dhjetë vjetëve përsëri takohemi dhe bëjmë intervistë, do të donin që të prezantohen në mënyrë krejtësisht të shkurtër: "Primat e operës me famë botërore Teodora Marçeva dhe Anna-Maria Irodotu". Dhe ne i a urojmë nga zemra!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD