Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të dytën ditë radhazi në vend nuk është e regjistruar asnjë vdekje me Covid

Foto: Radio Vidin

183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 13.5 për qind e 1353 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 18.88 për qind të këtij treguesi të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 168 në 59 982. Në spitale u shtruan 7 të infektuar. 5 prej tyre ose 71.43 për qind nuk ​​janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u rritën me 3 në 366. Në terapi intensive janë 27 të infektuar.

Për të dytën ditë radhazi nuk u regjistrua asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. U shëruan 15 veta.

Të dielën u bënë 13 vaksina.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë u rrit në 17.3 milionë në qershor. Kjo është 15 për qind më shumë se në maj, raportoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vdekshmëria vazhdon të bjerë. Në qershor, rreth 40 800 njerëz vdiqën në botë, që është 1/3 më pak se në maj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja e pagës mesatare prej 11%

Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..

botuar më 25-06-05 10.54.PD
Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov: Përfitimet e bashkimit me eurozonën maten dekada përpara

Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..

botuar më 25-06-05 9.27.PD

Parashikimi i motit për 5 qershorin 2025

Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore..

botuar më 25-06-04 7.35.MD