Në mesin e verës, sërish shikojmë situatën në rrjetin rrugor republikan, por jo në resorët përreth kryeqytetit detar Varna, por në zonën e qytetit të Vidinit. Kryeqyteti i dikurshëm i Mbretërisë së Vidinit në periudhën e viteve 1369-1396, sot mjerisht gjendet në rajonin më të varfër dhe të shpopulluar në Bashkimin Evropian. Krahas me këto probleme, banuesit e qytetit dhe vendeve të populluara përreth presin përfundimin e autostradës Vidin-Botevgrad. Prognozat janë që traseja 190 kilometrash të jetë gati gjatë vitit 2027. Ndërtimi i saj do të lidhë “Urën e Danubit 2” me autostradën “Hemus”, gjë që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e rënduar në këtë zonë.
Sa i përket problemit të përvitshëm të qarkullimit të mallrave përmes pikës kufitare, të paktën tani për tani nuk ka zgjidhje. Sipas një analize, të përgatitur nga Drejtoria kryesore “Policia Kufitare”, me porosi të BNR Vidin, pika kufitare ka arritur kufirin për kalimin e kamionëve.Kjo është provokuar nga faktorë të ndryshëm – nga njëra anë ka filluar sezoni veror, nga ana tjetër, ndryshimet në rrugët e shoferëve ndërkombëtarë, të provokuara nga arsye gjeopolitike, ekonomike e të tjera. Një pengesë serioze përpara lehtësimit të punës të pikës, të llogaritur në analizë është pamundësia të ndryshohet organizimi i lëvizjes. Shkaku është, se kjo varet krejtësisht nga fqinji ynë verior, meqenëse prona mbi të cilën është e vendosur pika është rumune. Pika dhe zona rreth tij drejtohet nga një kompani SH.A e përzier bullgaro-rumune “Vidin- Kallafat”.
Një sondazh i bërë mes drejtuesve të mjeteve në kufi shpreh zemërimin e tyre për kushtet në të cilat ata janë të detyruar të presin për të kaluar nëpër pikën kufitare.
“Për një turn pune 15 orë, po të kalosh, është mirë, nuk është e lehtë - dielli përvëlon, është mbi 30 gradë, nuk ka erë. Mendoj se vonimi vjen nga kontrolli i rumunëve, i cili kërkon një kohë më të gjatë, derisa në drejtimin e kundërt drejt Bullgarisë, radha kalon pak më shpejt”, sqaron një shofer kamioni.
“Është e mundur të reduktohet koha e pritjes nëse zhvendosin sportelet ku kontrollohen dokumentet e vendeve jo anëtare të BE-së dhe blihen vinjetat - pas pikës”, thotë një shofer tjetër.
“Krijohet një vonesë e madhe dhe gjatë analizës së gazit të disa kamionëve, të cilën e bëjnë në pikën e kalimit kufitar”, – thekson një i tretë.
Detyrimi i të gjithë kamionëve të kalojnë përmes peshores, humbet akoma orë të gjata në kufi.Disa nga shoferët japin shembull me organizimin e këtij procesi në Hungari, ku kjo procedurë kryhet në parking, jashtë pikës kufitare.
Pikërisht ky është dhe njëri prej rekomandimeve në analizën e Ministrisë së Punëve të Brendshme - rënia e disa prej procedurave ose zhvendosja e tyre jashtë zonës së pikës kufitare.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BNR Vidin-arkiv, BGNES
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..