Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit në NATO më 5 korrik, njoftoi selia e Aleancës në Bruksel. Pas agresionit rus në Ukrainë, të dy vendet konfirmuan zyrtarisht vullnetin dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet politike, ligjore dhe ushtarake të lidhura me anëtarësimin, thuhet në deklaratë. Pas nënshkrimit, fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit nga 30 vendet në pakt.
Udhëheqësit e vendeve të G-7 janë duke kërkuar mundësi për të eksportuar drithin e nevojshëm ukrainas nga Ukraina "në sasi më të vogla" përmes lumit Danub, njoftoi kryeministri Boris Johnson në Parlamentin britanik.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ata janë duke negociuar me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportet e grurit. “Është shumë e rëndësishme që dikush të sigurojë parrezikshmërinë e anijeve. Nga ana jonë, ne nuk po humbim kohë dhe po punojmë në rrugë të ndryshme, si hekurudhore ashtu edhe lumore, për eksport dhe çdo ditë po e rrisim eksportin”, theksoi Presidenti.
750 miliardë euro do të kushtojnë rimëkëmbja e Ukrainës, vlerësoi kryeministri Denis Shmigal në një fjalim para një konference të madhe donatorësh në Lugano. Vetëm dëmi i infrastrukturës është mbi 100 miliardë euro, tha Shmigal.Në një letër të hapur drejtuar kryetarëve të Kuvendit Popullor dhe grupeve parlamentare, 12 organizata joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit, njoftoi gazetarja e BNR-së Sillvija Velikova. Ata kujtojnë se institucioni..
Vjelja esivjetshme e trëndafilave po fillon me probleme serioze për shkak të të ftohtit të zgjatur, njofton BGNES. Ata që merren me këtë biznes parashikojnë një korrje jashtëzakonisht të dobët. Kjo po shkakton shqetësime serioze financiare, pasi..
Tabloja demografike jashtëzakonisht negative është ndoshta sfida më e madhe që duhet të kapërcejmë për të ruajtur veten si komb, tha Cvetan Spasov, kreu i Organit Drejtues të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë Sociale, në një..
Tabloja demografike jashtëzakonisht negative është ndoshta sfida më e madhe që duhet të kapërcejmë për të ruajtur veten si komb, tha Cvetan Spasov, kreu..
Na pëlqen të themi se Bullgaria shtrihet për aq sa ka bullgarë. Që kjo hapësirë shpirtërore, këta kufij shpirtërorë të Bullgarisë, të jenë të..
Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë..