Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë këtë përgjigje janë kryesisht të moshuar nga vendbanime më të vogla.
33.2% e të anketuarve thanë se do të kalojnë pushimet në Bullgari, 11.9% - jashtë vendit, 9.6% kanë ndërmend të jenë si në Bullgari ashtu edhe jashtë vendit, dhe gati 8% hezituan në përgjigjen e tyre.

Familjet kanë lënë mënjanë mesatarisht 2200 leva për pushimet e tyre. Pushimet më të preferuara janë ato në bregdet – të cilat i kanë treguar 38.9% e të anketuarve, ndërsa 15.3% preferojnë një vend tjetër përveç bregdetit, dhe 16.1% nuk mund ta përcaktojnë. Rreth një e katërta e të anketuarve bëjnë pjesë në kategorinë “Nuk kam mundësi të mendoj për tema të tilla”.
Tema e rekreacionit veror është shumë larg të moshuarve, përfaqësuesve të grupeve minoritare dhe popullsisë nga fshatrat, thekson agjencia.
Anketa u krye "ballë për ballë" me tableta ndër 806 bullgarë të rritur midis 8 dhe 16 majit 2025.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: myara.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..