Kanali kryesor për përhapjen e dezinformatave në Bullgari është Facebook, tha për BNR Ministri i Qeverisë Elektronike Bozhidar Bojanov. 24 orët e para janë më të rëndësishmet, kur postimi përkatës po merr vrull në rrjet dhe dëmi tashmë është bërë. Dezinformimi mund të frenohet duke zbatuar algoritme që nuk rekomandojnë përmbajtjen e postimeve të diskutueshme. Problemi mund të zgjidhet sistematikisht kur Komisioni Evropian të miratojë Aktin e Shërbimeve Digjitale në BE dhe të prezantojë në nivel evropian këto algoritme që janë specifike për secilin vend, tha Bojanov.
Sipas të dhënave të Facebook/Meta, më aktive në pjesën bullgare të rrjetit social është partia “Vëzrazhdane”, e ndjekur nga partia GERB.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..