Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditarët, kartelat personale dhe librezat e shkollës tashmë do të jenë elektronike

Foto: mon.bg

Të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore duhet të kenë ditarë vetëm në formë elektronike që nga viti akademik 2022/2023. Deri më tani, drejtorët mund të zgjidhnin nëse të mbanin shënime elektronike në letër, apo të përdornin të dy variantet, bëri të ditur Ministria i Arsimit.

Sistemi kombëtar i informacionit elektronik është plotësisht gati dhe institucionet arsimore kanë të gjitha kushtet për të futur ditarin elektronik. Shërbimi është falas dhe kursen para. Nga viti akademik 2022/2023, me futjen e evidencës elektronike të nxënësve, do të ndërpritet edhe mbajtja e kartelave personale në letër.

Megjithatë nga shtatori, libreza e shkollës dhe karta e identitetit në letër mund të mbeten. Me vendim të drejtorisë së shkollës, libreza mund të jetë vetëm elektronike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri raportoi një ndryshim pozitiv në opinionin publik për euron

Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..

botuar më 25-11-04 10.59.PD

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..

botuar më 25-11-04 9.19.PD

Në buxhetin e vitit 2026 janë parashikuar 10.5 miliardë euro borxh i ri dhe deficit prej 3%

Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..

botuar më 25-11-04 8.56.PD