Këshilli i koalicionit të pushtetarëve nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike” dhe BSP miratoi programin e projekt-kabinetit të Asen Vasilev. Përbërja personale dhe struktura e qeverisë, e cila duhet t’i propozohet presidentit më 9 korrik, do të diskutohet kur të sigurohet mbështetje nga 121 deputetë në parlament, tha kandidati për kryeministër Vasilev.
Dy tarifa për kostot e shërbimeve për konsumatorët dhe rritja e kostove sociale janë ndër prioritetet e kabinetit të ardhshëm. Por një pjesë e madhe e masave do të realizohen me buxhetin e vitit 2023. Ndër prioritetet deri më 22 korrik është të ketë një kryetar të ri të Kuvendit Popullor dhe miratimi i ligjit për reformimin e komisionit antimafia.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..