Filmi dokumentar "Një spital në provincë", me regji të Ilijan Metev, u përfshi në programin kryesor të Festivalit të 56-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi Vari. Ai u prezantua nga i gjithë ekipi krijues, njofton Instituti Bullgar i Kulturës në Pragë.
Filmi tregon për një spital provincial në një qytet me popullsi prej 50 000 banorësh në Bullgarinë Perëndimore. Mjeku ekscentrik Popov dhe ekipi i tij luftojnë për mbijetesën e pacientëve në repartin e Covid. Filmi paraqet ngjarje të vështira përmes “bisedave të qeshura” në dhomat dhe korridoret e spitalit që tregojnë se njerëzit nuk e humbin sensin e humorit madje kur janë përballë vdekjes.Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..