Filmi dokumentar "Një spital në provincë", me regji të Ilijan Metev, u përfshi në programin kryesor të Festivalit të 56-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi Vari. Ai u prezantua nga i gjithë ekipi krijues, njofton Instituti Bullgar i Kulturës në Pragë.
Filmi tregon për një spital provincial në një qytet me popullsi prej 50 000 banorësh në Bullgarinë Perëndimore. Mjeku ekscentrik Popov dhe ekipi i tij luftojnë për mbijetesën e pacientëve në repartin e Covid. Filmi paraqet ngjarje të vështira përmes “bisedave të qeshura” në dhomat dhe korridoret e spitalit që tregojnë se njerëzit nuk e humbin sensin e humorit madje kur janë përballë vdekjes.Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..