Qershitë janë një nga frutat më të hershme që piqen nëpër gjerësitë tona gjeografike. Qershi të freskëta mund të mblidhet që në maj, ndërsa në fillim të korrikut fushata e vjeljes së qershive dhe vishnjave pothuajse po përfundon. Të pasura me vitamina dhe substanca që mbështesin sistemin imunitar, ato kanë veti anti-inflamatore dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, ndihmojnë në gjendjen e mirë të kyçeve në strukturën e njeriut.
Për ne bullgarët janë një ushqim i pazëvendësueshëm që ne e vlerësojmë dhe përpiqemi ta mbajmë në tryezë në të gjitha stinët e vitit. Përveçtë freskëta, qershitë përdoren në kuzhinën tradicionale bullgare edhe në formë të konservuar. Prej tyre përgatiten komposto, ëmbëlsira, reçel, gjithashtu ruhen në gjendje të ngrirë. Çdo amvise e mirë di të përgatisë të paktën disa lloje ëmbëlsirash, në të cilat përbërësi kryesor aromatik janë qershitë.
Dhe pikërisht kur mendojmë se dimë gjithçka për qershitë, këtu vjen surpriza. Atë na prezanton Katja Haxhijska nga Kjustendill - qyteti i famshëm për qershitë më të shijshme në Bullgari. Është një byrek me peta të holla me qershi të shtuara. Receta për këtë tundim të ëmbël është rezultat i eksperimenteve në kuzhinën e vetë Katja Haxhijska, e cila me profesion është mjeshtër rrobaqepëse dhe bën kostume skenike për Teatrin Dramatik të Kjustendillit. “Gatimi është hobi im, është pasioni im, dhe qershitë - ato nuk janë thjesht një frutë e shijshme, por shumë më tepër”, vëren Katja Haxhijska.
“Çdo vit e shikoj me admirim dhe e adhuroj këtë pemë edhe me lulëzimin e pemëve të qershisë, e më pas me formimin e frutave. Nëse shoh diku një qershi që është e sëmurë, menjëherë mendoj masat, si mund të shërohet. Ne jetojmë në fshat dhe kur pema ime është në oborr, unë shkoj dhe e shikoj vazhdimisht, në çdo stinë. Sidomos në pranverë është kënaqësi të shkulësh nga qershitë dhe të derdhet lëngu në gojën tuaj. Ky përjetim është i pakrahasueshëm. Gjatë viteve kur ishte sezoni i qershive gjithmonë përfshihesha në vjeljen.”
Sipas bashkëbisedueses sonë ky vit është shumë i bekuar për këtë dhuratë të ëmbël të natyrës. Ajo mblodhi shumë qershi të shijshme në oborrin e saj sepse pema dha fruta të bollshme. Më pas asaj i lindi ideja që t’i përdorte mirë. Pasi përgatiti reçelin e qershisë sipas recetës së saj, ajo vendosi të marrë pjesë me byrekun e saj unik me qershi në konkursin e kuzhinës, i cili organizohet çdo vit në Kjustendill. Dallimi është se përgatitet me peta të mbështjellë me dorë dhe me një mbushje reçel qershie. “Ky është sekreti i një byreku të mirë – petat e holluara me dorë”, tregon mjeshtrja.“Unë marr pjesë në çdo festival të kuzhinës në Kjustendill dhe ndër vite kam pasur shumë çmime për risi në kuzhinë. Kohët e fundit, kur po bëja byrekun me qershi, në të cilin zakonisht shtoj arra, më doli që në kuzhinë më mbaruan arrat. Kështu që në vend të kësaj shtova tahini me susam dhe mjaltë. Vetëm qëndrimi i byrekut me reçelin e qershisë dhe tahinin e susamit i dha mbushjes një shije të panjohur. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë, duhet provuar. Në rrjetet sociale kam faqen time të quajtur "Menyja ime “KeT”, ku të gjithë mund të shohin se si hollohet peta e byrekut dhe si përgatitet me reçelin e qershisë së errët.”
Me kërkesë të Radio Bullgarisë, Katja Haxhijska përshkroi përbërësit e saktë në recetën e byrekut me reçel qershie:
Për petat: 1 kg miell të bardhë, gjysmë kubi maja të freskët, ujë të ngrohtë për zierjen e brumit.
Për mbushjen: reçel qershie të kuqe, arra të bluara ose tahini susam me mjaltë, gjalpë të shkrirë për lyerjen e petës.
(Nuk ka përmasa të sakta, gjithçka është sipas dëshirës dhe ndjenjës).
Ngjeshim burmë të butë nga i cili hollojmë peta (kusht i detyrueshëm është që petat të hollohen me petës. Në llojet e tjera të hollimit, petat janë shumë të yndyrshme dhe reçeli nuk thith, por rrëshqitet). Petat duhet t’i bëjmë shumë të holla dhe çdo petë e lëmë të thahet mbi letër. E vendosim petën në një tavolinë, qershitë nga reçeli i radhisim në një kolonë në fillim të petës, spërkasim një kolonë me arra, pranë saj lyejmë një vijë susami me mjaltë. Spërkatim me gjalpë të shkrirë dhe rrotullojmë petën. Vendosim në tepsi katërkëndëshe. Dhe kështu çdo petë, fort pranë njëra-tjetrës. Lyejmë me gjalpin e mbetur të shkrirë dhe vëmë në furrë të parangrohur në 150°C. Byreku piqet derisa petat të skuqen mirë. Presim byrekun e ftohur në copa të vogla.
"Dhe... Ju bëftë mirë!" – uron mjeshtrja e byrekut nga Kjustendill.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal, BNR-arkiv
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..