Nga Bullgaria kërkohen përpjekje maksimale që të plotësohen nevojat specifike dhe periudha e dimrit të kalojë qetë. Këtë e deklaroi para gazetarëve Ministri i Energjetikës në dorëheqje, Aleksandër Nikollov, pas seancës së mbyllur të Kuvendit Popullor për furnizimin me gaz në Bullgari.
"Njerëzit duhet të jenë të qetë, sepse në aspektin e infrastrukturës Bullgaria po shkon mjaft mirë, d.m.th. ka mjaft zgjidhje konvencionale. Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari nuk varet nga gazi natyror, ky është gjithashtu një lajm i mirë. Edhe nëse ka vështirësi me furnizimet, ka mundësi për lëndë djegëse alternative”, komentoi ai.
Aktualisht është duke u zhvilluar një plan specifik. E gjithë Evropa varet jashtëzakonisht nga Gazprom Export dhe sjellja specifike e këtij furnizuesi tregon qartë se qëllimet janë shumë më tepër gjeopolitike sesa komerciale, theksoi Nikollov.
Pas seancës, deputetët shprehën shqetësimin nëse do të ketë fare furnizim me gaz për Bullgarinë dhe për çmimin e tij. Nuk ka kontratë për dërgesa të rregullta, çdo gjë është dita-ditës, nuk ka qartësi për vjeshtën dhe dimrin, komentojnë nga BSP. Nuk ka kontrata afatgjata as për gazin e lëngshëm amerikan.Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP - DB) do të propozojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të kryer një sondazh në shkallë të gjerë mbi ndikimin rus në vend. Këtë e tha për Mediapool deputeti i koalicionit, Ivajllo..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..