“Si të drejtojmë talentet e reja” është tema që do të diskutohet nga prindërit dhe nxënësit më 8 korrik, në një nga sallat e Akademisë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov”. Biseda është pjesë e programit të Festivalit Veror të Quartet Intensive për instrumentistët e rinj bullgarë, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi në Sofje (nga 5 deri më 14 korrik). Drejtori artistik është violinisti Moni Simeonov, drejtues i Departamentit të Instrumenteve me Tela në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, i cili prezantoi pjesëmarrësit në bisedë:
ˮBllagorodna Taneva - një nga profesoret më të shquara të violinës në Bullgari, si dhe Pavlina Dokovska, drejtuese e Departamentit të Pianos në Mannes School of Music në Nju Jork, do të jenë përgjegjës për pyetjet. Presim shumë prindër dhe nxënës. Unë po imagjinoj se do të diskutojmë aktivitetet e fëmijërisë së hershme - pse është mirë që fëmijët të merren me muzikë, veçanërisht në klimën e sotme ekonomike dhe kulturore, cilat udhëkryqe të ndryshme mund të arrijnë në zhvillimin e tyre dhe si mund t’i ndihmojmë në marrjen e vendimeve të duhura.”
Në programin e Quartet Intensive janë përfshirë shumë tema kushtuar problemeve aktuale – “Si të fitojmë, të duam dhe të mbajmë pozicionin tonë në orkestër" (bëhet fjalë për orkestrat në Evropë, Azi, SHBA, Amerikën Latine, Australi). Dhe gjithashtu "Si të zhvillojmë prova të muzikës klasike në ansamblet e dhomës në mënyrën më efikase" etj. Sigurisht, theksi është në përvetësimin e aftësive praktike. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë marrë pjesë edhe në vitin 2021, ndaj detyra këtë herë është më e ndryshme.
ˮVitin e kaluar secili ansambël përgatiti një kuartet, tani luhen pjesë të veçanta të veprave të ndryshme. Koncerti final është më 13 korrik. Çdo ansambël dhome do të interpretojë pjesë të veprave të Mozartit, Puçinit, Webernit etj”.Klasat me pedagogët e huaj që janë angazhuar në Kuartet Intensiv janë online, disa kanë mbërritur në Sofje dhe po zhvillojnë aktivisht prova me nxënësit.
“Një prej tyre është Ryo Usami – violinist, por këtu luan edhe në violë. Ryo është pjesë e Orkestrës së Dhomës Ushtarake-Detare të SHBA-së dhe luan rregullisht në pritje të ndryshme zyrtare etj. në Shtëpinë e Bardhë.
Tjetri erdhi nga Los Anxhelosi - violonçelisti Michael Kaufman, mësues në Shkollën e Arteve të Performancës në Komunitetin Colburn.
Michael ka luajtur për disa nga produksionet me fitimet më të larta të Hollivudit në vitet e fundit, dhe madje së shpejti do të ketë një incizim me John Williams. Më 9 korrik është prezantimi i tij "Incizime për Hollivud", ku ai do të flasë për cilësitë që duhet të ketë një muzikant për të regjistruar filma, produksione televizive, video lojëra. Ne kemi planifikuar gjithashtu një diskutim se si të studiojmë sot për t'u përgatitur për karrierën muzikore të së ardhmes, e cila mund të jetë krejtësisht e ndryshme.”
Moni Simeonov jep mësim në akademi të ngjashme në mbarë botën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me muzikantë të rinj të të gjitha kombësive. Çfarë i dallon fëmijët bullgarë? Përgjigja e tij:
ˮNga njëra anë ata janë shumë më të pjekur, krahasuar me moshatarët e tyre nga vendet ku kam qenë, nga ana tjetër nuk kanë përvojë të mjaftueshme dhe u mungon një këndvështrim më i gjerë. Përmes këtyre master klasave, ku ata kanë mësues nga vende të ndryshme, përpiqem t'i drejtoj jashtë zonës së tyre të rehatisë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: quartetintensive.com, Facebook /@perspectives21ngo
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..