Filmi ukrainas "Terikoni" i regjisorit Taras Tomenko fitoi çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar me metrazh të plotë dhe çmimin special "Një vështrim i veçantë" në Festivalin për filma dokumentarë Rodopi Film Fest.
Ne pamë shumë ushtarë - azerbajxhanas, armenë, arabë, hebrenj, sirianë, ukrainas, ushtarë që këndonin, ushtarë të fjetur. “Terikoni” na dha pikërisht atë shkëndijën e shpresës që kishim nevojë dhe për këtë shkak filmi fitoi çmimin e madh në festivalin në Smoljan”, tha anëtari i jurisë ndërkombëtare, shkrimtari gjerman Vladimir Kaminer.
Çmimi për filmin më të mirë ndërkombëtar dokumentar me metrazh të mesëm e fituan regjisorët francezë Maxime Faure dhe Adam Pugliese për filmin “Ishullorët”.VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art..