Pas kthimit të tij nga Mali i Zi në Aeroportin e Sofjes, Presidenti Rumen Radev shprehu shqetësimin se nëse Parlamenti shpërndahet para fundit të korrikut, shumë çështje të rëndësishme për vendin do të mbeten të pazgjidhura.
Brenda ditëve ai do t'i dorëzojë një mandat eksplorues grupit të dytë parlamentar më të madh - GERB-SDS, premtoi Kreu i Shtetit. Nëse mandati i dytë kthehet, siç premtoi opozita, Radev do të bëjë konsultime për të vendosur se kujt t’ia japë mandatin e tretë për të formuar qeverinë.
“Nëse vendimi i partive është sërish zgjedhje të parakohshme, e konsideroj të arsyeshme që zgjedhjet të mbahen në fillim të tetorit”, tha Kreu i Shtetit.Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..