Më e rëndësishmja është gjetja e një formule pune që do të sigurojë një shumicë të qëndrueshme dhe zbatimin e programit të qeverisjes me prioritetet e renditura, tha Andrej Gjurov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” në lidhje me mandatin e tretë për formimin e kabinetit, i cili sipas Kushtetutës presidenti është i detyruar të japë. Ai saktësoi se ky është hapi i parë dhe vetëm pas kësaj mund të diskutohet se kush do të propozohet për kryeministër. Sipas Vlladisllav Panev nga “Bullgaria Demokratike”, kandidaturën e kryeministrit duhet ta propozojë forca e parë politike “Po e vazhdojmë ndryshimin” në bisedimet me partnerët nga koalicioni i deritanishëm.
Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) tha se partia mbetet në pozitë për zgjedhje të parakohshme. Forca e dytë parlamentare, GERB-SDS, tashmë deklaroi se do të kthejë menjëherë mandatin e dytë eksplorues.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..