Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia, Ukraina dhe Turqia negociojnë eksportin e grurit ukrainas

Foto: BGNES

Më 13 korrik, në Stamboll, delegacione ushtarake të Rusisë, Ukrainës dhe përfaqësues të OKB-së do të negociojnë transportin e grurit nga portet e Ukrainës, njoftoi Ministri turk i Mbrojtjes Hullusi Akar.

Më parë, BE dhe Moska ranë dakord për kalimin e ngarkesave tranzit në enklavën ruse Kaliningrad, njoftoi gazeta “Izvestija”, duke cituar burime ruse të rangut të lartë.

Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID njoftoi se Kievi do të marrë ndihmë financiare shtesë prej 1.7 miliardë dollarësh për të zbutur deficitin buxhetor të Ukrainës. Këshilli i BE-së gjithashtu i jep urgjentisht Ukrainës ndihmë financiare shtesë prej 1 miliard euro.

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave në dorëheqje Asen Vasilev i propozoi Këshillit për “Çështjet Ekonomike dhe Financiare” të BE-së që të shqyrtojë vendosjen e një tarife për furnizimet ruse me gaz dhe naftë. Në debatet për pasojat ekonomike dhe financiare të luftës në Ukrainë, Vasilev tha gjithashtu se për të garantuar sigurinë ushqimore në botë, është e nevojshme të reduktohen kufizimet në BE për eksportin e ushqimit, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel Angelina Piskova.

Përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainë, granatimet e ndërsjella vazhdojnë me të gjitha llojet e artilerisë dhe raketave. Nuk ka ndryshim të rëndësishëm në pozicionet e palëve ndërluftuese.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Popullsia rurale është në rënie, por pjesa e fermerëve të rinj është në rritje

Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..

botuar më 25-06-17 2.52.MD

Bullgaria përmbush standardet arsimore të OECD-së

Bullgaria plotëson kërkesat për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në fushën e arsimit. Në raportin e paraqitur, Komiteti për Politikë Arsimore i OECD-së nënvizon se Bullgaria i përmbush kërkesat në fushën e..

botuar më 25-06-17 1.47.MD

“Diplomacia e mrekullive” afron Bullgarinë dhe Turqinë

"Ngjarje të këtij lloji kontribuojnë në përcaktimin e një të ardhmeje të përbashkët – të mbështetur në qetësi, urtësi dhe respekt të ndërsjellë mes kombeve", tha ministri bullgar i kulturës, Marian Baçev, gjatë forumit “Diplomacia e mrekullive –..

botuar më 25-06-17 11.39.PD