Inflacioni i lartë është një sprovë e vërtetë për ekonominë botërore. Goditja e çmimeve në muajt e fundit u raportua shumë qartë në Bullgari. Që në muajin prill, inflacioni i mallrave elementare arriti në 20% në vend.Disa nga çmimet u rritën në mënyrë spekulative, por pavarësisht nga kjo nuk pasoi një kthim në kufijtë e vjetshëm. Gjatë muajit maj inflacioni në Bullgari arriti 15,6% kundrejt muajit maj të vitit 2021 - pothuajse dy herë më i lartë, sesa është inflacioni mesatar vjetor në eurozonë (8,1%). Dhe diçka tjetër - pritjet janë që deri në fund të vitit në vendin tonë ai të arrijë 20%. Ky është një sinjal i rëndësishëm për gjendjen e ekonomisë tek ne, gjë që na largon prej vendeve që miratuan monedhën e përbashkët evropiane.
“Është e vërtetë se shteti reagon mbi presionin e inflacionit përmes pagimeve të ndryshme sociale, uljes së TVSH-së për bukën, zbritjes së çmimit të benzinës dhe rritjes së pensioneve, por inflacioni është përparues dhe për këtë arsye masat sociale janë të vonuara dhe jo plotësisht efektive. Prandaj dhe njerëzit mbeten me bindjen se, përkrahja nuk është e mjaftueshme” - komentoi masat e miratuara në buxhetin e përditësuar të shtetit eksperti financiar Rumen Gëllëbinov.Ne kemi nevojë për investime më të shumta. Po, fondet evropiane janë të rëndësishme, por bashkë me to duhet të tërheqim edhe investime private, partneritete publiko-private, që të ketë më shumë vlerë të shtuar në ekonomi” - shënoi ai në intervistën e dhënë përpara BNR-Bllagoevgrad.
“Gjatë dy javëve të fundit ka një farë frenimi të çmimeve në tregun e naftës, por ka dhe një farë përshpejtimi të tregut të gazit. Këtu ndikon sezoni, sepse gjatë verës përdoruesit janë më pak. Madje inflacioni mund të arrijë deri më rreth 20% gjatë gjysmës së dytë të vitit. Në këtë moment është shumë i rëndësishëm kërkimi i brendshëm i konsumit. Nuk duhet të lejojmë të ketë një frenim të kërkimit dhe ulje të konsumit”.
“Bullgaria aktualisht po përjeton një rrezik global që mund të materializohet, përkatësisht rreziku i stagflacionit, me fjalë të tjera rritja e vazhdueshme e ulët ose e pamjaftueshme e përshpejtuar e prodhimit të brendshëm bruto, e kombinuar me inflacionin e lartë për një periudhë jo të shkurtër kohore", komenton eksperti. Prandaj, duhet ndryshuar qasja në politikën monetare dhe fiskale, dhe shteti duhet të fokusohet në dy gjëra - shlyerjen e borxhit dhe investimet. “Përtu preferuar është që të kemi më shumë investime në ekonomi, me të cilën të mund të evitojmë goditjen e çmimeve”, vuri në dukje Gëllëbinov.
“Sa për investimet, shteti mund të asistojë më së shumti në linjën e projekteve të mëdha kombëtare, qofshin ato në infrastrukturë, në fusha të veçanta strukturore të ekonomisë dhe që aty do të rriten ndjeshëm si punësimi, ashtu edhe të ardhurat, por dhe do të hapen vende të reja pune. Kjo do të sjellë mundësinë për të paguar më shumë taksa dhe sigurime. E gjithë kjo e nxit ekonominë. Masat kundër krizës, si buxheti i përditësuar, rritja e pensioneve, taksa zero për miellin dhe bukën, 25 stotinka për benzinën për të ndihmuar shoferët do të kontribuojnë për një gjendje më të mirë të konsumatorëve dhe në një farë mase do të ruajnë standardin e jetesës dhe të fuqisë blerëse. Por, në të njëjtën kohë, pa këto programe të kapitalit dhe pa këto investime, për të cilat ju flas, programet sociale dhe pagimet nuk do të ndihmojnë shumë për rritjen e Produktit Kombëtar Bruto. Disa nga këto masa ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi ofertën monetare, si pasojë e së cilës mund të arrihet dhe deri në një inflacion edhe më të lartë. Kështu masa të ngjashme mund të ndihmojnë për inflacionin, sesa të kenë një ndikim anti-krizë.”
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pexels, Ani Petrova, arkivBullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..