1021 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 118 në krahasim me një ditë më parë. 62.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar. 18.3 për qind e 5586 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 18.4 për qind të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 231 në 10 457 dhe tejkaluan sërish 10 000. Në spitale u shtruan 85 të infektuar. 59 prej tyre ose 69.4 për ind nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Të shtruarit u rritën deri në 493 veta. Janë 39 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 2 vdekje me Covid të konfirmuar. Njëri nga të vdekurit nuk ishte i vaksinuar. U shëruan 376 veta.
Të mërkurën u administruan 3644 vaksina.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..