Pakkush e di se në vitet e fundit të shkollës së mesme, avokati i njohur bullgar Kristian Takov mbaroi një kurs fotografie dhe gjatë jetës së tij bëri dhjetëra mijëra fotografi. Sot, një gazetar dhe dokumentar i ri po bën realitet ëndrrën e Takovit - që disa nga fotot e bëra nga avokati të shfaqen në një ekspozitë. Gazetari Veselin Dimanov ka dy vjet që punon në projektin e madh për jetën e avokatit. Pjesë e saj është edhe ekspozita me fotografi e rregulluar në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së juristit të njohur bullgar. Kristian Takov ishte profesor i së drejtës civile në Universitetin e Sofjes, një personazh intelektual dhe publik. Ai konsiderohet si një nga të paktët njerëz në Bullgarinë moderne për të cilin zbatohet plotësisht përkufizimi ndriçimtar. Secila nga 60 fotot e ekspozitës shoqërohet me një citim nga ajo që Kristian Takov ka thënë dhe ka shkruar ndër vite. Ekspozita mban titullin emblematik të botëkuptimit të tij – “Morali është mirësia”. Përveç Sofjes, ekspozita do të prezantohet edhe në Plovdiv dhe Varna.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..