Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 1107 raste me koronavirus nga 5374 teste të kjryera. Gati 21 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 65 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar.
Në spitale trajtohen 533 pacient, prej tyre 38 në njësitë e kujdesit intensiv. 73 për qind nga të sapopranuarit 96 veta nuk kanë vaksina kundër koronavirusit.
2 veta vdiqën me Covid të konfirmuar. Të dy ata nuk kishin vaksina.
U shëruan 633 veta. Rastet aktive janë 10 929.
Të enjten u dhanë 3930 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 062 954 persona me imunizimin e përfunduar. 16 360 prej tyre kanë një dozë të dytë përforcuese.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..