Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Llavçev: Me tamburanë e shprehë shpirtin

Foto: Viljana Shopova

Arti i instrumentistit të njohur Dimitër Llavçev dallohet për ndjeshmërinë e jashtëzakonshme, ndërsa tingëllimi i ëmbël i tamburasë së tij prek thellësi të panjohura shpirtërore. Emblematike është nofka e tij Mitko Llavçev – tamburaja e vajtueshme.

Lindi në qytetin Harmanli të Bullgarisë Jugore. Qysh nga fëmijëria e ndiqte dhe e përsoste talentin muzikor të trashëguar nga familja dhe farefisi. Teknikën e luajtjes dhe nxjerrjes së shkëlqyer të tingullit të tamburasë, ai e zotëroi në kohën e mësimit në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” – Kotell nga mësuesi i tij Minço Nedjallkov, i cili që atëherë me krenari e njohu me nxënësin e tij më të mirë. Përderisa studionte në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore “Prof. Asen Diamandiev” – Plovdiv, ai mori çmimin e parë nga Konkursi i Talenteve të Rinj në qytetin Çirpan (1977). Dimitër Llavçev pasuroi potencialin e tij krijues me pjesëmarrje në koncerte, dasma në partneritet me klarinetistin Ivo Papazov dhe kolegë nga orkestrat e njohura të Trakisë, me muzikantë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Trakija” – Plovdiv. Ai është themelues dhe udhëheqës i Formacionit të Dhomës “Harmanlijska trojka” (Treshja nga Harmanli), luan në tambura edhe në Grupin Instrumental “Bëllgari”, me të cilin jep koncerte anë e mbanë botës, është solist shumëvjeçar i Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.

Dimitër Llavçev së fundmi festoi përvjetorin e tij të 70-të, gjë që e rikthen në kujtime të bukura që fillojnë me mësuesit e tij:

“Ata kanë një kontribut të madh. Me respekt mbaj mend mësuesit e mi, drejtorin e shkollës në Kotell – Vlladimir Vlladimirov. Më vonë u krijua një shkollë në Shiroka Llëka nga ku dolën shumë talente, por ne ishim pionierët. Më i rëndësishmi për zhvillimin tim ishte Minço Nedjalkov. Përveç aftësive teknike, mora edhe tonin e këndshëm prej tij. Me tamburanë e tij ai sikur “tregon”, një ton më të ëmbël se të tij nuk e kam dëgjuar kurrë. Një muzikant duhet së pari të ndjejë shpirtin e tij, më pas të ndiejë instrumentin dhe së bashku të “tregojnë” me imagjinatë për botën. Ky është thelbi i mjeshtërisë.”

Një ëndërr e realizuar për muzikantin Dimitër Llavçev është pranimi i tij në Orkestrën për Muzikën Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, ku është koncert mjeshtri deri në pensionimin e tij. Jo një herë drejtonte orkestrën gjatë incizimeve të orkestrës në studio. Si solist dhe kompozitor ai la një repertor të pasur të incizuar për fondin e Radios Kombëtare.

“Ishte një arritje për mua – të bashkohesha me një grup mjeshtrash, të cilët me ndihmën e Kosta Kolevit dhe emrave të tjerë të mëdhenj u shndërruan në një orkestër të mrekullueshme. Tani jam mjaft i impresionuar me shkollat ​​ku mësuesit kanë nxënës të mrekullueshëm me potencial të madh. Unë jam i hapur për të gjithë të rinjtë, do të isha i lumtur të ndaj atë që kam mësuar. Rekomandimi im është që ata të hapin shpirtin për muzikën. Të mos kërkojnë vetëm fitim, por të dinë se nuk ka gjë më të madhe se sa të ndjesh se po “flet” me shpirtin, se po “pikturon tablo” me muzikën tënde.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kamelia Todorova

"Vetmia"

Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..

botuar më 25-10-14 6.05.PD

Papi Hans me një këngë të re të nxehtë latine – "Е pafajshme"

Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..

botuar më 25-10-13 6.00.PD

Violina unike dhe surpriza intriguese në edicionin vjeshtor të "Festivalit Evropian të Muzikës"

"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..

botuar më 25-10-11 7.30.PD