Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katër sportistë bullgarë u bënë kampionë të Ballkanit

Foto: atletikabg.com

Gjashtë medalje fituan sportistët bullgarë në Kampionatin Ballkanik për djem dhe vajza nën 20 vjeç, i cili u zhvillua në datat 16-17 korrik në Denizli të Turqisë. Një sensacion të vërtetë bëri Bozhidar Sarabojukov, i cili brenda 1 ore mori titujt në kërcim së gjati me rekord personal 7.78 (1.5) dhe në kërcim së larti me 2.15, transmeton atletikabg.com. Motra e Bozhidarit, Iren Sarabojukova, fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti për vajza me rekord personal 1.78. Edhe kampioni i Evropës për të rinj në kërcim të trefishtë në Jerusalem 2022, Llëçezar Vëllçev, gjithashtu mori një titull, me rezultatin 15.71.

Koleksioni i Bullgarisë u plotësua me dy medaljet e bronzta të Todor Petrovit në hedhjen e gjyles (6 kg) - 17.39 dhe Simeon Kasëllç në hedhjen e diskut (1.75 kg) - 53.06.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD