Përvjetori i dhjetë i aktit terrorist në Aeroportin e Burgasit u shënua me një ceremoni përkujtimore, kurora me lule dhe qirinj të ndezur. Në këtë ditë të vitit 2012, si rrjedhojë e shpërthimit të një bombe terroriste në një autobus, që transportonte turistë izraelitë, vdiqën pesë izraelitë dhe shoferi bullgar i autobusit.
Në mesin e të pranishmëve në ngjarjen përkujtimore ishin të afërmit e viktimave, Ministri i atëhershëm i Brendshëm Cvetan Cvetanov, Ambasadorja amerikane në vendin tonë Herro Mustafa dhe të tjerë, njoftoi BNR Burgas. Për sulmin terrorist u akuzuam në mungesë dy shtetas libanezë.
"Kjo ngjarje tregoi se terrorizmi nuk do të fitojë," komentoi para gazetarëve Yoram Elron, Ambasadori i Izraelit . Ai theksoi se në vendin tonë është rritur numri i turistëve izraelitë, me çka njerëzit tregojnë se nuk kanë frikë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..