Bullgaria qëndron pas thirrjes së Ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba për të qenë të vendosur në mbështetjen dhe angazhimin tonë të qëndrueshëm ndaj Ukrainës. Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë dhe të ndihmojë integrimin evropian të Ukrainës si një vend kandidat. Ky ishte qëndrimi bullgar i shprehur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.
Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan ndihmën e re për Ukrainën prej 500 milionë eurosh. Bullgaria mbështeti iniciativën e Presidencës Çeke për një diskutim strategjik për të luftuar dezinformimin dhe propagandën ruse, për të izoluar Rusinë ndërkombëtarisht dhe për të mbështetur përpjekjet e BE-së për të eksportuar grurë nga Ukraina, njoftoi Ministria e Jashtme Bullgare.
Ministri gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir thanë forumin e ministrave të bujqësisë së BE-së se të besosh te garancitë e presidentit rus Vladimir Putin për eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi është si të besosh te "Plaku i Vitit të Ri, ose Lepuri i Pashkëve". Ai i bëri thirrje Komisionit Evropian që të marrë një rol më aktiv në rritjen e eksporteve të Ukrainës me anë të rrugës dhe hekurudhave, raportoi DPA.
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..