Deputetët që u larguan nga “Ka një popull të tillë” (ITN) nuk do të mbështesin një qeveri me pjesëmarrjen e ish-partisë së tyre, tha për Nova News deputeti i pavarur Georgi Georgiev. “Vlerësimi i sjelljes së ITN tregon se është një partner i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm që gjen mekanizma për të shkatërruar”, komentoi ai. Sipas Georgi Georgiev, është e rëndësishme të shtrohet pyetja nëse shteti meriton të ketë një kabinet të ri të paqëndrueshëm dhe pak pas kësaj, përsëri me argumente që nuk ekzistojnë, të shtyhet nga ITN në një krizë politike. Georgiev konfirmoi se deputetët që u larguan nga ITN synojnë të krijojnë një lëvizje të re të kryesuar nga Ministri i dorëhequr i Sportit Radostin Vasilev. “Ka një mundësi që lëvizja të bëjë koalicion parazgjedhor me “Po e vazhdojmë ndryshimin”, zbuloi ai.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..