27 për qind e bullgarëve që punojnë ose 840 mijë njerëz nuk mund të përballojnë pushimet e një jave, ndërsa në Evropë kjo i referohet gjithsej 38 milionëve, sipas një sondazhi të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, të cituar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Kriza dhe kostot në rritje po shtojnë presionin dhe gjithnjë e më shumë njerëz thonë se po luftojnë për të mbijetuar. Sipas ekspertëve sindikalë, ka shumë gjasa që tendenca negative të thellohet më tej si pasojë e inflacionit. Prandaj Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon që të merren masa urgjente për tejkalimin e varfërisë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari kërkoi tashmë një rritje të re të pagës minimale në 800 leva (409 euro) nga vjeshta, për të ulur numrin e të varfërve që punojnë në vendin tonë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..