Nga rreth 87 000 refugjatë ukrainas në Bullgari, afro 26 000 janë të akomoduar në baza dhe hotele në kuadër të programit shtetëror deri më 31 gusht, sipas një raporti në portalin “Bullgaria për Ukrainën”. Është e vështirë të thuhet se ku janë akomoduar të tjerët, tha për Radio Varnën Iva Parcaleva, përfaqësuese e Komisariatit Suprem për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara në Bullgari.
Një pengesë për integrimin e refugjatëve në Bullgari është trajnimi në gjuhën bullgare, ku mbështetet entuziazmi i sektorit joqeveritar. Në vendin tonë nuk ka asnjë institucion si Instituti Goethe apo Instituti Francez i Kulturës që zhvillon kurse në gjuhën bullgare dhe lëshon certifikata për njohjen e saj, gjuha bullgare nuk ofrohet zyrtarisht për refugjatët.
Rreth 15 për qind e refugjatëve ukrainas tashmë punojnë me kontrata pune, por rreth 60 për qind e tyre janë në industrinë e hoteleve dhe restoranteve, të cilat janë sezonale. Aksesi në profesionet e rregulluara mbetet jashtëzakonisht i vështirë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..