“Ne jemi skeptik për dëshirën e shfaqur për dialog nga “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe ju paralajmërojmë që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm në vlerësimin e dëshirës së tyre për të punuar, sepse ata mund dhe duhej ta tregonin gjatë qeverisjes aktuale.” Me këto fjalë të Ministrit të dorëhequr të Sportit Radostin Vasilev, nisën negociatat e BSP-së për formimin e kabinetit të ri me deputetët e larguar nga ITN. Ai tha gjithashtu se populli bullgar pret që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, prandaj ata që u larguan do të bashkëpunojnë përderisa nuk shfaqen dallime të papajtueshme. Deputetët e pavarur u njohën me korrigjimet që “Ka një popull të tillë” bëri në programin e qeverisjes dhe nesër do të shprehin mendimin e tyre për to.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..