Për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit do të duhen dy deri në tre javë, parashikon Radosllav Ribarski, kryetar i komisionit parlamentar për energjinë dhe deputet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Kjo praktikisht do të thotë se në atë kohë rregullatori nuk do të funksionojë. “Sapo të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Energjisë jemi gati për të pranuar rregullat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit”, tha deputeti për BNR. Pas kësaj, ato duhet të shqyrtohen në sallën plenare dhe vetëm atëherë do të fillojë afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar. Radosllav Ribarski shtoi se emrat ende nuk janë diskutuar dhe pranoi se kryetari aktual Stanisllav Todorov mund të mos propozohet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..