489 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 333 nga një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 27.4 për qind e 1784 testeve të kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 354 në 18 538. Në spitale u shtruan 32 të infektuar. 26 prej tyre ose mbi 81 për qind nuk janë të vaksinuar kundër Covid. Të shtruarit në spital u rritën me 3 në 890. Janë 46 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit një person vdiq me Covid të konfirmuar. Ai nuk ishte i imunizuar kundër sëmundjes. U shëruan 134 veta.
Të dielën u bënë 85 vaksina.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..