2987 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 2498 nga një ditë më parë. 64.25 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. 28 për qind e 10 653 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 1543 në 20 081. Në spitale u shtruan 219 të infektuar. 167 prej tyre ose mbi 3/4 nuk janë të vaksinuar kundër Covid. Të shtruarit u rritën me 1 në 891. Në terapi intensive janë 44 të infektuar.
12 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 9 nga të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 1432 veta.
Të hënën u bënë 2455 vaksina.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..