Ndërmarrjet rrugore dalin për të protestuar më 27 korrik dhe do të bllokojnë qarkullimin në qendër të Sofjes dhe në mbi 20 pika në të gjithë vendin. Pas muajit tetor nuk do të ketë mirëmbajtje të rrugëve, tha Kryetari i Dhomës “Rrugët”, Stefan Çajkov. 80 kompani nuk i morën paratë nga kontrata të vjetra dhe me to nuk lidhën të reja. Kompanitë e rrugëve presin më shumë se 360 milionë euro nga shteti për aktivitete të kryera. Çajkov i bëri thirrje parlamentit për t'i kërkuar qeverisë zgjidhjen e problemit.
Nastimir Ananiev, deputet i formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”, komentoi se paratë nuk transferohen sepse komisioni ndërsektorial, i cili kontrolloi 906 detyra, konstatoi shkelje në 79 për qind të tyre.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..