Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zogj, grafite dhe verë – Sofja i mirëpret mysafirët e saj me itinerare dhe atraksione të reja

Trishtili i madh
Foto: visitsofia.bg

Fluksi i turistëve të huaj në kryeqytet është rritur me 139% në gjysmën e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të pandemisë 2021. Më të shumtë janë miqtë e ardhur nga Gjermania, Rumania, Izraeli, Italia, SHBA, Greqia dhe Britania e Madhe, raportojnë nga Ministria e Turizmit. Pjesa më e madhe e turistëve të huaj mbërrijnë me Low cost fluturime për fundjavën, të tjerë mbeten për pak kohë në qytet përpara se të vazhdojnë drejt brendësisë së vendit. Qëndrimi i tyre mesatar në Sofje është 2-3 ditë, por çmimi i fjetjeve që nga fillimi i vitit është rritur me 86%.

Sipas Ivo Marinovit, drejtor i Ndërmarrjes Komunale Kryeqytetase "Turizmi", vizitorëve të huaj më së shumti u bën përshtypje qendra historike e Sofjes me gjurmë të kohës romake, kishat, muzetë dhe galeritë e artit, si dhe mundësia për t'u njohur me kuzhinën vendase dhe verërat. Ata vijnë dhe për programin e pasur kulturor - koncerte, spektakle të operës, shfaqje të ndryshme folklorike... Duke gjykuar në bazë të anketimeve të shumta të Radio Bullgarisë, një nga gjërat, të cilat u pëlqejnë të huajve, janë gjelbërimi i madh dhe parqet e bukura të Sofjes

Megjithatë, shumica e njerëzve nuk dyshojnë se hapësirat e gjelbra në qytet janë të banuara nga një pasuri e pabesueshme zogjsh - qukapikët (Dryocopus), mëllenjë (Turdus merula), gushëkuqët (Erithacus), trishtili (Parus major) dhe  specie të tjera me pupla. Në Kopshtin e Borisit, si parku pyjor më i madh në kryeqytet, ka edhe zogj grabitqarë që folezojnë, si skifteri i vogël (Accipitriformes) dhe bufi veshgjatë (Asio otus).

Në parqet me zona ujore, si Parku Jugor, vërehen edhe shpendë ujorë si rosa e vendit (Anas platyrhynchos) e të tjera. Kurse simboli i zogut të kryeqytetit është trishtili i madh (Parus major), sipas një sondazhi të bërë kohë më parë mes banorëve të Sofjes.

Rosa e vendit

“Në këtë lidhje, ne krijuam hartën “Njihuni me shpendët e Sofjes”, në të cilën prezantojmë 5 parqe me 3 itinerare me 36 pikë të informacionit, në të cilat mund të vihen re mbi 200 lloje. Sepse Sofja është qyteti i dytë evropian për nga pasuria e shpendëve! Itineraret janë në ngjyrat e verdhë dhe blu, siç janë dhe pendët e simbolit tonë - trishtilit. Ka dhe tablo informuese për llojet e veçanta, si dhe këshilla sesi të kujdesemi për zogjtë”- ve në dukje Ivo Marinov.

Cyanistes caeruleus

Përveç ndjekjes së gjurmëve të zogjve, miqtë e kryeqytetit mund të ndjekin edhe gjurmën e ... verës. Sofja nuk është pjesë nga rajonet e verës në Bullgari, por kjo nuk pengon që qyteti të jetë konsumatori më i madh i verës në vend. Pikërisht kështu ka lindur dhe ideja për krijimin e itinerarit të verës së qytetit me hartë, e cila përfshin mbi 40 restorante dhe bare, si dhe 31 dyqane të specializuara në Sofje, që ofrojnë verë bullgare të cilësisë së lartë. Kurse adhuruesit e artit rrugor dhe të kulturës së grafiteve, e cila tek ne fillon të zhvillohet në mesin e viteve 90 të shekullit të 20, do të jenë të “joshur” me itinerarin „STREET ART SOFIA“:


“Në hartë janë përfshirë 20 grafite, kryesisht në pjesën qendrore të qytetit, deri tek të cilat ka një prani të lehtë me transport publik.  Që të tria hartat në mënyrë periodike do të aktualizohen. Për shembull në hartën për artin rrugor do të përfshijmë  në një të ardhme të afërt dhe grafitë me një vlerë të madhe nga lagja e kryeqytetit “Haxhi Dimitër” dhe pjesë të tjera të qytetit” - thotë Ivo Marinov.

Harta e verërave e Sofjes tanimë është e botuar në portalin zyrtar turistik të Bashkisë së Kryeqytetit. Deri në fund të muajit korrik do të vendosen edhe hartat e shpendëve dhe të artit rrugor, premtoi Ivo Marinov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: visitsofia.bg, pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD