Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria fajësoi Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore për mirëmbajtjen e dështuar të rrugëve

| rinovuar më 22-07-27 2.45.MD
Foto: Facebook/Këshilli i Ministrave

Vendi është i privuar nga mirëmbajtja e rrugëve në muajt në vijim. Interesi dhe shëndeti publik janë të kërcënuara, tha Zëvendësministri i Financave Andrej Cekov në një konferencë të jashtëzakonshme për shtypin. Ajo u mblodh pasi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore – API ndërpreu kontratat e lidhura në prill për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve “për shkak të boshllëqeve në dokumentacion”.

API mban një sistem vicioz, shtoi Cekov në lidhje me porositë e brendshme. “Ka të dhëna edhe për manipulimin e procedurave të prokurimeve publike”, tha Cekov dhe shtoi se shembulli më i fundit është dhënia e autostradës Ruse - Veliko Tërnovo. Kryeministri i dorëhequr, Kirill Petkov, përmes Facebookut kërkoi dorëheqjen e kreut të API-së.

Informacioni i paraqitur nga Cekov u kundërshtua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike në dorëheqje, Grozdan Karaxhov. Sipas tij, nuk ishte Agjencia e Infrastrukturës Rrugore ajo që anuloi prokurimet publike, por Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës si pasojë e ankimit ndaj vetë dokumentacionit të tenderit. Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës anuloi procedurat me arsyetimin se “kushtet që janë përcaktuar janë jashtëzakonisht kufizuese dhe përfitojnë vetëm shteti”, d.m.th. shkelin rregullat e konkurrencës. Sipas Karaxhov, fajtor për kushtet kufizuese është Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti mori përsipër ruajtjen e pronave dhe zyrave të “Lukoil” në vend

Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..

botuar më 25-11-10 9.16.PD

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD